Kontekste të reja sikurse edukimi për ndryshimet e klimës kërkon metoda të reja të mësimdhënies dhe mësuesit duhet të mbështeten në marrjen dhe zhvillimin e aftësive dhe metodave inovative të mësimdhënies për të rritur tek studentët atë që quhet qytetarë aktiv dhe aftësi gjithpërfshirëse.
Është një problem multi dhe ndër-disciplinor i lidhur ngushtë me shkencat natyrore dhe shoqërore, moralin dhe teknologjinë. Kuptimi i kësaj teme komplekse mund të jetë i vështirë për një mësues. Shumë mësues janë të papërgaditur për integrimin e veprimit dhe njohurive të përmbajtjes që karakterizojnë arsimin për ndryshimin e klimës, veçanërishtë ata në shkencën ku njohuritë e lëndëve priren të jenë më faktike.
Edukimi për ndryshimet klimatike ofron një dritare të rëndësishme drejtë përgjegjësisë individuale dhe shoqërore, duke e bërë atë të rëndësishmë për të gjithë partnerët e përfshirë në një çështje urgjente globale. Nuk ka nevojë të përmendim politikat globale për këtë çështje dhe lëvizjen globale për ta sjellë temën në prioritet për çdo nivel dhe në çdo fushë.
Si mësues, shkollat jo vetëm që kanë interes në mësimdhënien e lëndeve që do t’i përgadisin studentët për karrierë dhe do të fitojnë rezultate të mira në provim, por t’i mësojnë ata të jenë qytetarë të vëmendshëm. Mësimdhënie mbi ndryshimet klimatike do të thotë mësimdhënie në tema si administrimi i mjedisit dhe përgjegjësia kolektive – mësimi i studentëve që ata dhe të tjerët përreth tyre kanë një përgjegjësi për diçka më të madhe se ata që bëjnë.
Në mënyrë që të arrihet qëllimi më i gjërë, partnerët do ta bëjnë këtë:
- Të formojë një RRJET multi nacional dhe MULTI DISCIPLINAR të përbërë nga profesionistë me ekspertizë dhe profesinalizëm të ndryshëm në lidhje me ndryshimet klimatike, ose tema mjedisore që u përkasin sektorëve dhe fushave të ndryshme, për të ofruar një qasje më të larmishme për mundësitë dhe zgjedhjet e komunikimit
- Të hetojë PEDAGOGJITË EFEKTIVE dhe zgjedhjet e komunikimit se sit ë trajtohet tema në shkollë dhe në lidhje me lëndët e tjera në kurikulë
- Të zyrtarizojë një program të dobishëm për MËSUESIT QË TË ZGJEROJNË kompetencat e KOMUNIKIMIT, aftëistë për të kuptuar kompleksitetin e çështjes dhe si të nxisin aftësitë gjithpërfshirëse jashtë procesit
- Të përpunoj dhe lehtësoj përdorimin e MËSIMEVE, të bazuar në lëndet aktuale të shkollës që mësuesit mund të përdorin gjatë orëve normale të klasës, si materiale mbështetëse dhe plotësuese / integruese të përmbajtjes së librave normal shkollor
- Të bëj vlerësimin e rezultateve me 20 vlerësues të jashtëm me specialitete të ndryshme, formim profesional dhe përkatësi të ndryshme për të siguruar saktësinë e përmbajtjes dhe cilësinë e burimeve
- Të nxisë shfrytëzimin, qëndrueshmërinë dhe transferimin e burimeve të formuara duke i shpërndarë ato në kanale dhe ngjarje të ndryshme
- Rritja e përdorimit dhe rëndësisë së produkteve të propozuara, duke e testuar atë me shkolla që vijnë nga 6 vendet e partnerëve
Përmes projektit CC-EDU, shkollat kanë një mundësi të mësojnë studentët e tyre të vlerësojnë prova të ndryshme dhe të nxjerrin pëfundimet e tyre. Nëse studentet duhet të lënë shkollën dhe të trajtojnë çështjet ballë për ballë, ata nuk mund ta bëjnë këtë pa kuptuar se se si të përdorin informacionin dhe të ekuilibrojnë pikëpamjet e kundërta.
Mundësia për të ofruar një mbështetje të synuar për të ndihmuar mësuesit të zhvillojnë aftësitë, rrit cilësinë e mësimdhënies në përgjithësi (Zhvillimi i shkollës dhe mësimdhënia e shkëlqyeshme për një fillim të shkëlqyeshëm në jetë COM (2017) 248 finale. Një qasje e caktuar, e individualizuar dhe e përqëndruar te të rinjtë është thelbësore për të mbajtur interesin e të rinjëve për çdo temë, veçanërisht për ndryshimet klimatike.