Mësimi për ndryshimet klimatike nuk është aspak i lehtë, por është një sfidë që ia vlen të trajtohet për të gjithë ata që janë të përfshirë – komunitetet, shkollat, mësuesit dhe studentët. Si një çështje ndër-disciplinore, ndryshimet klimatike mund të hapin mendjen e të rinjëve në rrugët më të thella të mendimit dhe të forcojë të mësuarit në shkencat shoqërore.

Më shumë se kaq, arsimi i vërtet për ndryshimet klimatike u jep studentëve një vlerësim të rolit që ata kanë në mjedisin e tyre – si mjedisin e tyre fizik, që ndryshon ashtu edhe mjediset e tyre qytetare.


“Nëse shkollat duan të formojnë student me mendime të thella, të angazhuar dhe të vetëdijshëm, ata padyshim duhet t’i drejtohen arsimit për ndryshimet klimatike”


Qëllimi i projektit CC – EDU është pajisja e studentëve për të pasur një perspektivë të caktuar për ndryshimet klimatike dhe për të mësuar rreth përgjegjësisë kolektive ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe parandalimit të situatave të mëtejshme dëmtuese. Qëllimi i projektit është përgaditja e mësuesve për t’u marrë me kompleksitetin e temës, duke e bërë atë faktike dhe me një vështrim mbi situatatat lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, duke përdorur qasje të ndryshme.


Kontekstet e reja si edukimi për ndryshimet klimatike kërkon metoda të reja të mësimdhënies dhe mësuesit duhet të mbështeten në marrjen dhe zhvillimin e metodave innovative të mësimdhënies dhe të vlerësimit duke përdorur shansin e klimës për të zmadhuar tek studentët qytetarin aktiv dhe aftësitë gjithëpërfshirëse të studentëve.


Është një problem multi dhe ndër- disciplinore i lidhur ngushtë me shkencat natyrore dhe shoqërore, moralin dhe teknologjinë.

Kuptimi i kësaj teme komplekse mund të jetë i vështirë për një mësues. Për më tepër, ka shumë pyetje sfiduese: Si duhet të trajtohet një temë kaq komplekse në shkolla? Sa duhet të shpjegohet, bazuar në moshën e studentëve? Si mund të formohen mësuesit si shpresë në vend të ankthit? Nga njëra anë, mësuesit duhet të jenë të ndjeshëm dhe të përgaditur për të dhënë përmbajtjen, nga ana tjeter, studentët duhet të jenë të vetdijshëm dhe të zhvillojën aftësi për të kontribuar në zgjidhjen e situatës.